Kosova

Zeneli shënon me Elfsborgun një ditë pas prezantimit

Ka vetëm një ditë pasi u zyrtarizua si futbollist i ri i Elfsborgut, Arbër Zeneli ka shënuar gol për skuadrën suedeze, përcjell albinfo.ch.

Kujtojmë se rikthimi i Zenelit tek Elfsborgu u zyrtarizua të enjten në mbrëmje, ndërsa të premten shënoi nga penalltia për fitoren 4:0 të Elfsborgut ndaj Halmstadtit.

Zeneli në minutën e 21-të ishte i saktë nga 11-metërshi për 2:0.

Zeneli për kohë të gjatë ishte pjesë e ekipit suedez, ndërsa më pas bëri karrierë te Heerenveeni, Reimsi dhe Adana Demirspori.