Muzikë
Zerb dhe Rita Ora publikojnë bashkëpunimin e ri “If It’s Not Love”
Producenti brazilian dhe ylli i popit sjellin një këngë të re që pritet të jetë ndër hitet e verës
Producenti brazilian Zerb dhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora kanë publikuar sot bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “If It’s Not Love”, përcjell albinfo.ch.
Ky projekt vjen pas një periudhe intensive për Zerb, i cili ka shënuar sukses me këngët “Mwaki”, “Addicted” dhe “Location”. Ai ka qenë i angazhuar në një orar të ngjeshur turnesh, udhëtimesh dhe pune në studio, duke vendosur më pas të tërhiqet përkohësisht për të reflektuar dhe për t’u fokusuar në krijimtari. Gjatë kësaj periudhe, ai ka qëndruar mes São Paulos dhe Los Angeles-it për rreth katër muaj.
Sipas Zerb, “If It’s Not Love” përfaqëson një nga projektet e tij më të veçanta deri më tani, duke theksuar se kënga mbart emocione të forta si në tekst ashtu edhe në produksion.
Bashkëpunimi me Rita Orën ka lindur në mënyrë spontane, pasi këngëtarja kishte kontaktuar producentin duke i shprehur vlerësimin për muzikën e tij. Nga ky komunikim fillestar, ideja u zhvillua në një projekt të plotë muzikor, i cili tashmë është lansuar zyrtarisht.
Kënga e re pritet të marrë vëmendje të madhe në skenën muzikore dhe të shndërrohet në një nga pretendente për hitet e sezonit veror./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka Ekspozita e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Uashington sjell fotografi që pasqyrojnë sakrificën, rezistencën dhe... -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Shpërthime të fuqishme tronditin Cyrihun, digjet depoja e fishekzjarrëve Shpërthime të njëpasnjëshme zgjojnë banorët në Cyrih, digjet depoja e fishekzjarrëve në komunën Uitikon.... -
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve











