Muzikë
Zëri i Anila Aliut jehon në Gotham Hall, performancë në Gala-në e AARC 2025
Performancë e veçantë e Anila Aliut në Nju-Jork, pjesë e mbrëmjes gala të AARC 2025
Një tjetër emër i artit shqiptar po shkëlqen në arenën ndërkombëtare. Anila Aliu, këngëtare me zë të veçantë dhe prezencë skenike mbresëlënëse, ka përfaqësuar me dinjitet dhe klas Shqipërinë në Gala-në e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), mbajtur në Nju-Jork, shkruan albinfo.ch.
Gjatë mbrëmjes gala të vitit 2025, e cila u zhvillua në ambientet prestigjioze të Gotham Hall, Anila Aliu emocionoi të pranishmit me interpretimin e himnit shqiptar dhe atij amerikan, në një performancë që simbolizoi miqësinë dhe bashkimin e kulturave.
Në këtë aktivitet morën pjesë presidentë, ambasadorë, përfaqësues diplomatikë, si dhe kryetari i Bashkisë së New York-ut, Eric Adams, bashkë me personalitete të njohura të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.
“Pata nderin të performoja në Gala Mbrëmjen AARC në Gotham Hall, New York — një ngjarje që mblodhi presidentë, ambasadorë, kryetarin e Bashkisë së New York-ut Eric Adams, dhe shqiptarë e liderë që kanë arritur majat në Shtetet e Bashkuara. Hapja e mbrëmjes me himnin kombëtar të SHBA, e më pas interpretimi i veprave shqiptare dhe ndërkombëtare, ishte një përgjegjësi dhe nder i jashtëzakonshëm për mua si soliste. Thellësisht mirënjohëse për këtë mundësi dhe gati për performancën e radhës në Nju Jork, më pas vijon koncerti me orkestër në Çikago,” është shprehur Anila Aliu.
Sipas Ambasadës Shqiptare në SHBA, Anila Aliu është “një talent që bashkon kulturat përmes muzikës”, duke dëshmuar se arti shqiptar vazhdon të zërë vend të denjë në skenat më të mëdha botërore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












