Kosova
Zero vota shkuan për PDK-në nga mërgata në zgjedhjet e Podujevës
Mbi 95% e votave nga mërgata i takuan kandidatit të Vetëvendosjes
Edhe mërgimtarët nga vendet e ndryshme kanë votuar në zgjedhjet e Podujevës duke i dhënë bindshëm votat kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton albinfo.ch.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës ka marrë shumicën dërmuese të votave me postë për zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë.
Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me postë votuan 221 votues. 199 prej tyre shkuan për, tashmë, kryetarin e ri të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nga LVV, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, vetëm 22 vota me postë mori Nexhmi Rudari i LDK-së.
Ndërkohë, asnjë votë, nuk mori Naim Fetahu i PDK-së.
Shpejtim Bulliqi e fitoi njërën prej komunave, e cila konsiderohej bastion i LDK-së. Madje, kandidati i LVV-së fitoi pa balotazh, me 51.9% të votave në total.
Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Podujevës u mbajtën të dielën më 29 nëntor, pasi në shkurt të këtij viti nga i pari i kësaj komune dha dorëheqje Agim Veliu për të marrë një post qeveritar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg











