Kinema
“Zgjedhe një emër”, filmi më i mirë kombëtar në DokuFest
Mbrëmja e djeshme ka përmbyllur edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest”, shkruan albinfo.ch.
Me këtë rast janë ndarë edhe çmimet për filmat më të mirë, të cilët janë shfaqur përgjatë ditëve të DokuFest-it.
Në kategorinë e filmave kombëtarë, “Zgjedhe një emër” është shpërblyer si filmi më i mirë. Ky film, me regji të Dritëro Mehmetajt, flet për migrimin e kosovarëve. Pas marrjes së çmimit, Mehmetaj është shprehur falënderues.
“Filmi ynë “Zgjedhe një emër”, mbrëmë u shpërblye me çmimin “Filmi më i mirë” në kategorinë kombëtare nga Dokufesti. Ju falenderojmë të gjithëve që na keni mbështetë, festivalin dhe jurinë që e ka vlerësuar”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Dokufest janë ndarë edhe disa çmime tjera si në vijim, përcjell albinfo.ch:
Çmimi për kineastin e ri më të mirë (Best Balkan Newcomer) – Filmi “Centar nga Ivan Markovic;
Çmimi i audiencës (The audience award) – Filmi “The reformist – a female imam” nga Marie Skovgaard;
The Distribution Award – Filmi “Evidence” nga Lum Radoniqi
Çmimi për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të shkurtër (Best international short) – Filmi “Brotherhood” nga Meryam Joobeur;
Çmimi special në kuadër të “Best international short” – Filmi All inclusive nga Teemu Nikki;
Çmimi për filmin më të mirë që i kushtohet mjedisit (Best Green Dox) – Filmi “Earth” nga Nikolaus Geyrhalter;
Çmimet speciale për kategorinë Green Dox – Filmat “The hottest August” nga Brett Story dhe “Acid Forest” nga Rugile Barzdziukaite;
Çmimi për filmin më të mirë për të drejtat e njeriut (Best Human Rights Dox) – Filmi “Tiny Souls” nga Dina Naser;
Çmimi “Best International Short – Dox” – Filmi “Wild Berries” nga Hedda Bednarszky dhe Marianna Vas;
Çmimi “Best International – Feature Dox” – Filmi “Present. Perfect” nga Shengze Zhu;
Çmimi për dokumentarin më të mirë të Ballkanit (The Balkan Dox Award) – Filmi “Timebox” nga Nora Agapi;
Çmimi special për kategorinë “Balkan Dox”, filmi “On the water” nga Goran Devic.
Përgjatë këtij edicioni, DokuFest ka sjellë mbi 280 filma, panele diskutimi, ekspozita, muzikë, aktivitete për fëmijë dhe të tjera, që e kanë gjallëruar Prizrenin.
Dokufesti i Diasporës
Në këtë edicion të DokuFest-it, një hapësirë e veçantë i është kushtuar edhe diasporës. Përpos disa filmave që kanë pasur për temë mërgimtarët, në DokuFest është mbajtur edhe paneli “Diaspora përtej remitencave”, që ka adresuar çështjen e të hyrave nga diaspora në Kosovë.
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, në DokuFest është organizuar një pako e veçantë për mërgimtarët, shkruan albinfo.ch. “Ecje historike nëpër Prizren”, Degustimi i verërave në Rahovec” dhe “Nashec Tour” kanë qenë tri oferta që për mërgimtarët janë ofruar me çmime speciale. Mërgimtarët këtë herë zgjodhën një ekskursion nëpër Prizren, dhe degustimin e verërave në Rahovec, duke u njohur kështu edhe më shumë me atdheun. “DokuDiaspora” është mbështetur nga USAID dhe SIDA.
Ndërkaq, vullnetarët e DokuFest-it janë kujdesur që të marrin sugjerimet e mërgimtarëve, me qëllim që vitin e ardhshëm t’u ofrojnë një program sa më të pasur.

Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025













