Lajme
Zgjedhjet lokale, në fund të shtatorit 2013
Presidentja e vendit ka para vetes dy data: 22 dhe 29 shtatorin si datë kur do të votohet për kryetarët të komunave dhe për Asambletë Komunale
Kryetarëve aktualë të komunave kosovare u kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj që të përfundojnë mandatin e tyre katërvjeçar, të fituar në zgjedhjet lokale, të vjeshtës së vitit 2009.
Katër vite më vonë, përkatësisht në fund të shtatorit të këtij viti, pritet të organizohen zgjedhjet lokale, meqë një kërkesë të tillë e kanë bërë shumica e partive politike te Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e vendit ka para vetes dy data: 22 dhe 29 shtatorin si datë kur do të votohet për kryetarët të komunave dhe për Asambletë Komunale.
Sidoqoftë, Presidentja do të vendosë në për datën e zgjedhjeve lokale më së largu deri në mesin e muajit maj, kohë kjo kur do t’i përfundojë konsultimet me partitë politike.
Zëdhënësi i Presidentes, Arbër Vllahiu ka deklaruar se Shefja e Shtetit do të vendos për datën e zgjedhjeve duke u bazuar në propozimet e partive politike.
“Kah gjysma e muajit të ardhshëm, Presidentja do të mund të marrë vendimin, bazuar në afatet ligjore, për shpalljen e zgjedhjeve lokale, në pajtim me qëndrimet e partive dhe subjekteve politike”, thotë Vllahiu, shkruan Express.
“Konsultimet përfundimtare të Presidentes me partitë politike parlamentare dhe subjektet e tjera politike, do të zhvillohen brenda javëve të para të muajit maj”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Presidentes nuk jep përgjigje të prerë për datën e saktë ë zgjedhjeve, por thotë se partitë kanë kërkuar që data ajo të caktohet në vjeshtën e hershme të këtij viti.
“Përfaqësuesit e partive politike parlamentare dhe subjekteve të tjera politike, kanë shfaqur qëndrimet e tyre që zgjedhjet lokale të mbahen në vjeshtën e hershme të këtij viti, duke vlerësuar edhe aspektet teknike dhe kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve. Ju e dini se periudha e mbajtjes së zgjedhjeve, sipas afatit ligjor, është mes 15 shtatorit dhe 15 dhjetorit”, ka deklaruar Vllahiu.
Zyrtarët e PDK’së pas takimit të parë me Presidenten kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen në muajit tetor, kurse LDK, Vetëvendosje dhe AAK kanë kërkuar që votimet për Kryetarë të komunave të mbahen më së largu në fund të muajit shtator.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













