Kosova
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, ja çfarë duhet të dini
Qytetarët do të zgjedhin mes kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore
Pas 20 ditësh fushatë zgjedhore në të cilën partitë politike dhe koalicionet e prezantuan ofertën e tyre para qytetarëve, sot përfundon fushata dhe nga mesnata fillon heshtja zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të caktuara për të mërkurën.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mund të votojnë për listat e kandidatëve të 15 koaliconeve dhe partive me numër të përgjithshëm prej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë meshkuj dhe 675 femra.
Në 3.390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1.814.263 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.
Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të COVID-19 për herë të parë do të zhvillohet tre ditë, raporton Alsat, përcjell albinfo.ch.
Më 13 korrik do të votojnë të sëmurët me COVID-19 dhe personat në vetizolim. Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitiv të koronavirusit ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër. Deri te KZK kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të sëmurët me Covid-19 dhe personat në vetizolim.
Të martën, më 14 korrik, do të votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të sëmurët kronik, personat në burgje, në shtëpitë e pleqve dhe në arrest shtëpiak. Sipas informatave të KSHZ-së, nga 9.499 të sëmurë, të pafuqishëm dhe persona të sëmurë kronik në KZK janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët sipas udhëzimeve të Komisionit kanë dërguar dokumentacion përkatës mjekësor për të dëshmuar se kanë nevojë për votim në shtëpinë e tyre. Votimin të martën do ta kryejnë këshillat zgjedhorë.
Më 15 korrik të mërkurën, vendvotimet do të hapen në orën shtatë, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21, dy orë më shumë nga zgjedhjet e zakonshme të mëparshme, kur vendvotimet mbyllen në orën 19:00.
Për shkak të pandemisë me koronavirusin, votimi do të zhvillohet konform protokolleve të sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord













