Shqipëria
Zgjedhjet në Shqipëri, Rama dhe Veliaj thirrje për të votuar
Veliaj ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë e të mos ndikohen nga avaria e sistemit elektronik që ndodhi në nisje të procesit
Kryeministri shqiptar Edi Rama votoi sot në Surrel, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Rama tha se shpreson që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar. “Tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre, shpresoj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në ata që duan të votojnë, të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar të rikthehen në mënyrë që vullneti të shprehet i plotë”, është shprehur Rama, përcjell albinfo.ch.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është paraqitur për të votuar paraditen e sotme së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Ai ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë e të mos ndikohen nga avaria e sistemit elektronik që ndodhi në nisje të procesit.
“Faleminderit të gjithëve për kontributin e për shërbimit jeni në krye të detyrës gjithmonë. Ka pasur avari nuk do të thoja dramatike, më vjen mirë që më në fund ka një vendimmarrje, duhet të prevalojë e drejta për të votuar. I bëj ftesa qytetarëve të votojnë e atyre që janë larguar nga lemza e vogël e mëngjesit të rikthehen. Janë fatet e qytetit në lojë, secili duhet të dëgjojë e vendimmarrja të udhëheqë. I uroj edhe pesë kandidatëve të tjera shëndet të plotë e sukës. Ka qenë një ndër fushatat e qeta të Tiranë, ndaj dhe lusim të gjithë që janë në krye të këtij procesi të vazhdojnë. Është e rëndësishme që Tirana të fitojë jo vetëm kandidatët. Për iranianët të flasë ai kitaristi. I bëj ftesë të gjithë familjeve shqiptarë të votojnë, aparaturat nuk janë kurrë perfekt, tani është zhbllokuar çdo ngërç që kemi pasur.”
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur











