Integrimi
Zhduken dy fëmijë në Gjermani, njëri nga Kosova
Dy fëmijë janë larguar nga shtëpitë e prindërve të tyre dhe që atëherë, vendndodhja e tyre është e panjohur, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch.
Siç raportohet nga policia, bëhet fjalë për 13-vjeçarin Leon Bitiq dhe Martin Mändl 12-vjeçar nga Neuburgi, të cilët rreth orës 11:00 të mërkurën në mbrëmje, janë nisur nga shtëpitë e prindërve të tyre pa u vënë re dhe nuk janë kthyer më. Sipas policisë, të dy djemtë e miqësuar kanë dalë së bashku, por vendndodhja e tyre aktuale nuk dihet, shkruan albinfo.ch.
Leon Bitiq është rreth 160 centimetra i gjatë, i fortë dhe i veshur me pantallona të zeza dhe një xhaketë dimri të zezë, informon Albinfo.ch.
Martin Mändl është rreth 170 centimetra i gjatë, i hollë dhe i veshur me një xhaketë gri dhe pantallona tuta të zezë.
Informata për vendndodhjen e dy djemve pranon inspektorati policor në Neuburg në numrin e telefonit (0 84 31) 67 11-0.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













