Kosova

Zhduket një vajzë në Ferizaj

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një femër shqiptare nga Ferizaj, raportohet se është larguar nga shtëpia e saj tash e katër ditë dhe ende asgjë nuk dihet për fatin e saj.

Rastin për zhdukjen e vajzës e ka paraqitur në polici babai i saj, ndërsa ka thënë se nuk dihet ende vendndodhja e të bijës, përcjell albinfo.ch.

Në raport policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje. Raportohet se ajo ishte zhdukur më 29 tetor, dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e saj.