Futboll
Zhegrova paraqitet në fitoren e thellë të Juventusit
Juventus fiton 5:0, Zhegrova paraqitet nga minuta e 62-të
Juventusi ka regjistruar një fitore bindëse 5:0 ndaj Cremoneses të hënën mbrëma në kuadër të Serie A, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund, përcjell albinfo.ch.
Golat për skuadrën torineze i shënuan Gleison Bremer, Jonathan David, Kenan Yildiz dhe Weston McKennie, ndërsa një autogol u realizua nga Filippo Terracciano.
Në këtë përballje, nga minuta e 62-të u inkuadrua edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili hyri në lojë kur rezultati ishte 4:0. Pas aktivizimit të tij, loja e Juventusit u zhvillua kryesisht në krahun e djathtë, ku Zhegrova ishte aktiv, por pa arritur të shënojë apo asistojë.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi ka grumbulluar 39 pikë nga 20 ndeshje, po aq sa Napoli në vendin e tretë dhe Roma në pozitën e pestë në renditjen e Serie A./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Lexim letrar me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih Mbrëmje letrare me Shqipe Sylejmani dhe Fatbardh Kqiku në Literaturhaus Cyrih... -
Ambasadori Latifi merr pjesë në pritjen solemne të Vitit të Ri në Kalanë e Vaduzit -
Cyrih ofron kujdes mjekësor bazik falas për migrantët pa dokumente -
Çfarë do të votojnë zviceranët më 8 mars 2026 -
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare
Jeta në Zvicër
-
Rekord historik në Zvicër: Në vitin 2025 u themeluan më shumë kompani se kurrë më parë Zvicra po përjeton një bum të paprecedent në ndërmarrësi. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar në Regjistrin... -
A do të paguajnë taksapaguesit në fund shpenzimet e shkaktuara nga tragjedia në Crans Montana? -
Cyrih: Mbi 200 targa të personalizuara të lëshuara që nga fillimi i vitit -
Tensione në Bernë për zbatimin e iniciativës për infermierinë -
Europa duhet të rishikojë sigurinë ushtarake përballë tërheqjes amerikane, paralajmëron eksperti i mbrojtjes












