Shqipëria
Zhvillimi i turizmit në Alpet Shqiptare
Në fillim të korrikut, dhjetë studentë të Akademisë Turistike të Luzernit qëndruan në Lepushë/Kelmend. Koordinatori dhe përkthyesi i tyre, përshkruan punën e grupit
Veriu i Shqipërisë është i njohur për opinionin e gjerë. Shumëkush i njeh malet e thata, natyrën e paprekur, mikpritjen e sinqertë të banorëve, rrugët në gjendje jo të mirë, infrastrukturën e mangët. Pika kulmore turistike janë ngritur, veç të tjerash në Theth dhe në Valbonë. Më pak të njohur janë Vermoshi dhe Lëpusha në Kelmend. Dhe shumë perla të fshehura dremisin, duke pritur zbulimin. Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare ka hartuar një strategji. Në një dokument voluminoz janë përpunuar të dhënat, potencialet dhe mundësitë. Dokumentet gjenden në faqen e internetit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Brenda tre planeve pesëvjeçare janë të shpërndara shumë masa që duhen marrë për ta zhvilluar turizmin në katër bashki: Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Tropojë. Masat në fjalë janë ilustruar edhe me koston që do ta kenë.
Çfarë konstatuan studentët zviceranë të turizmit…
Gjatë ditëve të para të korrikut, dhjetë studentë të Akademisë Turistike të Luzernit (HFT) qëndruan në Lepushë/Kelmend. Si koordinator dhe përkthyes, unë kisha rastin t`i shoqëroja studentët gjatë këtij seminari. Ata kishin për detyrë të shkruanin një punim dhe ta bënin një prezantim lidhur me strategjinë shtetërore të turizmit si dhe lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të ofertës turistike në Kelmend. Studentët u morën me strategjinë dhe gjendjen aktuale.
… dhe cilat janë propozimet e tyre
Synim i çdo strategjie duhet të jetë rritja e qëndrimit në hotele. Nga zgjerimi i rrugës mund të vihet re se këtu vijnë më shumë turistë ditorë, gjë që e ul krijimin e vlerës së shtuar. Për këtë arsye ata propozojnë që si plotësim për rrjetin ekzistues të ecjes nëpër male, të bëhen shtigje më të shkurtra, të cilat mund të kenë edhe një qasje tematike. Mullinjtë e vjetër duhet të vihen në gjendje funksionimi, bunkerët të hapen, ndërtesat e rëndësishme të kenë përshkrimin e tyre. Ndoshta do të mund të rikonstruktohej edhe një pjesë e kufirit të vjetër. Po ashtu edhe natyra duhet të përshkruhet me tabela orientuese, në mënyrë që turistët nga qytetet të njihen me jetën e fshatit dhe me të kaluarën e kësaj jete. Mysafirët mund të përfshihen në jetën e përditshme: të flenë në kashtë, të bëjnë djathë, të gatuajnë bashkë. Në këtë mënyrë krijohet agro dhe eko turizëm.
Duhet të gjendet një mundësi që shtigjet ekzistuese të shenjohen në mënyrë të kuptueshme edhe për laikët dhe vizitorët e rastit si dhe të mirëmbahen.
Të impresionuar nga peizazhi dhe mikpritja
Studentët, mbi bazë të përvojës dhe hulumtimeve të tyre, janë të bindur se një turizëm klasik dimëror me teleferikë nuk është i realizueshëm, edhe pse këtë e parashikon strategjia shtetërore. Në të kundërt, ata propozojnë ecje nëpër borë, ture me ski dhe me saja.
Studentët janë mrekulluar nga peizazhi dhe mikpritja. Me një marketing të mirëorientuar dhe menaxhim të destinacioneve, nga kjo do të mund të përfitojnë më shumë mysafirë dhe popullatës malore do t`i ofroheshin të ardhura.
*Autori është ndërmarrës në fushën e turizmit dhe gastronomisë
E-Diaspora
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Sonte fillon festivali “Tri Net Film Fest”, në Freienstein -
Shoqata “Parandalo” kërkon mbrojtje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












