Lajme
Zjarr i madh në Winterthur, ndërpritet trafiku hekurudhor
Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën pasdite në lagjen Grüze të Winterthurit, duke përfshirë plotësisht një garazh makinash pranë kompanisë publike të shërbimeve Winterthur, transmeton albinfo.ch.
Flakët dhe tymi i dendur që ngrihej nga ndërtesa ishin të dukshme nga larg, siç tregojnë fotot dhe videot e publikuara nga dëshmitarë okularë. Pamjet tregojnë zjarrin që del nga tavani, ndërsa re të mëdha tymi përhapen mbi zonë.
Shërbimi zjarrfikës është në vendngjarje me shumë njësi emergjente, ndërkohë që trafiku hekurudhor në zonë është ndërprerë për shkak të afërsisë me linjat hekurudhore.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo çfarë e shkaktoi zjarrin. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen, shkruan 20 minute. https://www.20min.ch/story/winterthur-grosser-brand-ausgebrochen-feuerwehr-vor-ort-103397467
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet











