Lajme
Zjarr në aeroportin Heathrow në Londër
Raportohet se një zjarr i madh ka shpërthyer këtë mëngjes në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3 në aeroportin Heathrow, pasi një automjet mori flakë papritur. Pamjet nga vendngjarja treguan shtëllunga të mëdha tymi që ngriheshin nga godina dhe flakë të forta që përhapeshin me shpejtësi, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve britanike, alarmi i parë u dha në orën 09:03, ndërsa menjëherë në vendngjarje mbërritën katër automjete zjarrfikëse dhe rreth 25 zjarrfikës nga stacionet e Heathrow, Hayes dhe Feltham.
Për shkak të flakëve, një pjesë e autostradës M4 në drejtim të jugut është mbyllur pranë aeroportit, ndërsa udhëtarëve u është këshilluar të përdorin daljen J3 të M4 ose J14 të M25. Edhe disa linja autobusësh janë detyruar të ndërpresin shërbimin e tyre drejt Heathrow, duke shkaktuar vonesa dhe konfuzion te pasagjerët, shkruan A2 CNN.
Një zëdhënës i Heathrow konfirmoi se bëhej fjalë për një zjarr të izoluar. “Mëngjesin e sotëm, ekipet tona reaguan ndaj një zjarri të vogël në një automjet në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3. Zjarri u shua shpejt, por parkimi mbetet i mbyllur përkohësisht, gjë që mund të shkaktojë trafik në rrugët përreth. Të gjitha parkimet e tjera të aeroportit funksionojnë normalisht. Kërkojmë ndjesë pasagjerëve për shqetësimin e shkaktuar,” u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore Një aeroplan i Swiss International Air Lines (SWISS) që bëri një ndalesë të paplanifikuar në Kazakistan... -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër













