Lajme
Zjarre aktive në Maqedoni e Kosovë
Në rajonet e banuara me shqiptarë në Maqedoni dhe në disa rajone të Kosovës janë aktiv disa zjarre
Mediat në Maqedoni raportojnë se si rezultat i temperature të lartë, disa lokacione të maqedonisë i ka përfshirë zjarri. Siç raporton “zhurnal” gjashtë zjarre janë aktiv në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. Në rajonin e Shkupit janë zjarret në fshatin Radushë, Rashçe, Kuçkovë, Kopanicë dhe Bojanë, ndërsa në rajonin e Tetovës zjarri e ka përfshirë fshatin Gurgunicë, kurse në rajonin e Likovës është një zjarr aktiv në fshatin Presnicë, ku flakët kanë përfshirë drunj të dushkut dhe ahut.Në këtë rajon, siç thuhet, kanë dalë zjarrfikësit e rajonit të Kumanovës, ndërsa nën kontroll e kanë vënë zjarri në fshatin Tanushë të Shkupit ku ishte djegur një pjesë e madhe e malit dhe disa luadhe me sanë.Po ashtu zjarri ka përfshirë edhe disa pjesë të Kosovës, rajoni më i goditur ka qenë Deçani, malet e të cilit janë djegur në sipërfaqe të mëdha. Siç ka raportuar Shtabi i Krizave në Kosovë, mbi q00 hektarë pyje janë djegur mbi Deçan po ashtu edhe një shtëpi në një fshat malor.Gjithashtu në Kosovë nga zjarret janë goditur edhe disa male të Drenasit, Malishevës, por edhe në rajonin e Gjilanit e të Dardanës. Është raportuar për digjen e më shumë se 200 hektarë pyjeve dhe zonave të gjelbëruara në Kosovë.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës












