Lajme
“Zjarret zombi” vazhdojnë ta kërcënojnë Evropën
Franca po vazhdon të përballet me zjarre, ndërkohë që mungesa e shiut, përveçse po pamundëson shuarjen e zjarreve, ka bërë që shumë lumenj të preken nga thatësia në kontinent.
Franca po vazhdon të përballet me zjarre, ndërkohë që mungesa e shiut, përveçse po pamundëson shuarjen e zjarreve, ka bërë që shumë lumenj të preken nga thatësia në kontinent.
Një zjarr i madh që ka shkatërruar më shumë se një dyzinë shtëpish dhe çuar në evakuimin e mijëra banorëve po përhapet në rajonin Gironde, në jug-perëndim të Francës.
Autoritetet dyshojnë se situata e krijuar është pasojë e të ashtuquajturve “zjarret zombi”, një zjarr i hershëm që digjet në tokë dhe më pas ndizet përsëri, përcjell Albinfo.ch.
“Ka gjasa që zjarri të jetë përhapur nën tokë dhe më pas të ketë filluar sërish në zona të gjelbërta. Në këtë pikë, flakët, gjithashtu për shkak të thatësirës dhe mungesës së lagështirës, rifilluan me shpejtësi dhe rindezën pishat”, thotë një zjarrfikës.
Me flakët që shkrumbuan 6 mijë hektarë pisha po vazhdojnë të luftojnë rreth 1 mijë zjarrfikës.
Temperaturat përvëluese në Evropë, të shoqëruara nga mungesa e shiut, po prekin lumenjtë e mëdhenj të kontinentit. Autoritetet në Gjermani po paralajmërojnë se niveli i ujit në Rehn mund të arrijë kuotë kritike në ditët e ardhshme, duke vështirësuar transportin e mallrave në të.
Ndërsa në Angli, ku për shkak të të nxehtit është shpallur një alarm kujdesi për shëndetin, burimi kryesor i lumit Tamiz po thahet.
Fillimi më i thatë i këtij viti në dekada ka zhvendosur burimin e lumit ikonë anglez milje të shumta poshtë rrymës, duke lënë pas tokë të djegur dhe pellg të herëpashershëm ku dikur rridhte uji./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














