Shkurt.ch
Zjarrfikësit zjarrvënës, dy vjet me kusht
Por, ka tërhequr vërejtjen gjyqtari, në momentin kur i dënuari do të ndërpriste terapinë, ai di të detyrohej të shkonte në burg.
Zjarrfikësi nga Elgg-u, i cili kishte “pasion” vënien e zjarreve në vend të shuarjes së tyre ka marrë të enjten një dënim me dy vite burg por të cilin nuk do ta vuajë. Së paku jo njëherë për një herë. Sepse siç ka thënë kryetari i trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Winterthur, “sikur ta çoni në burg, shumëçka do të shkatërrohej”.
Me këtë ai ka menduar në punën e rregullt të cilën e ka i gjykuari në lidhjen e qëndrueshme martesore dhe në ambientin e mirë social. Por, ka tërhequr vërejtjen gjyqtari, në momentin kur i dënuari do të ndërpriste terapinë, ai di të detyrohej të shkonte në burg.
Si arsye për dënimin relativisht të butë, trupi gjykues ka përmendur pranimin e veprës nga ana e të gjykuarit, pendimin e tij dhe faktin se në shumë nga zjarret e vëna nga ai, vepra e zjarrvënies ka mbetur në tentativë.
Por, prokuroria kishte kërkuar dënim efektiv me 5 vite burg për zjarrfikësin të cilit i vihej në barrë të kishte vënë zjarre në 30 objekte të ndryshme. Në 19 prej tyre, kryesisht në rastet më të lehta, i akuzuari 26 vjeçar ka pranuar autorësinë.
Prokurori i lëndës lidhur me ankesën eventuale ka thënë se duhet të studiojë së pari vendimin me shkrim. Ndërsa avokati ka shprehur kënaqësinë e tij për vendimin e gjyqtarit, i cili, sipas tij, i ka dhënë klientit të tij një shans.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












