Lajme
Zjarri i madh në Kroaci, arrestohen punëtorë nga Shqipëria
Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon fillimin e zjarrit të madh në Çiovo, i cili dogji 450 hektarë tokë.
Policia kroate ka arrestuar dy persona gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot ka thënë se janë punëtorë të huaj.
Siç shkruan Slobodna Dalmacija, të lidhur me zjarrin janë dy shtetas shqiptarë që kanë leje pune dhe ndodhen legalisht në Kroaci.
Shtetasit shqiptarë po kryejnë punime ndërtimore në një shtëpi private.
Personat e arrestuar gjenden në stacionin policor dhe ndaj tyre po kryhen hetime penale.
Hetimet e deritanishme kanë konstatuar se zjarri ka rënë në afërsi të shtëpisë ku ata po punonin, ndërsa shkaktarët do të përcaktohen pas hetimeve të mëtejshme.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











