Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Rritet fluksi në dalje të kufijve të Kosovës, pritje deri në 80 minuta në Merdarë -
Nis numërimi i votave nga diaspora -
Mobiliteti i së ardhmes, përgjegjësi dhe inovacion në AMAG Group AG -
Bëhet publike agjenda e “House of Kosova 2026” , vetëm 25 shtete kanë “shtëpitë” e tyre në Davos
Jeta në Zvicër
-
Pronari i lokalit “La Constellation” thyen heshtjen Pronari i lokalit "La Constellation" në Crans-Montana thotë se po bashkëpunon me autoritetet. "Gjithçka ishte në... -
Si ta hidhni pemën e Krishtlindjeve në Zvicër (pa u gjobitur) -
Spitalet zvicerane që ofrojnë kujdesin më të mirë të specializuar -
Pse universitetet zvicerane do të rrisin tarifat e shkollimit në vitin 2026 -
Zjarri në Crans-Montana ka gjasa të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët në shishet e shampanjës











