Lajme
Zotohen për përmirësimin e ambientit të biznesit
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja për Tregti dhe Industri, Mimoza Kusari-Lila është zotuar për vazhdimin e reformave të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes. Ajo i bëri këto komente gjatë një dreke pune me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), gjatë të cilës këta të fundit patën mundësi që nga Kusari-Lila të mësojnë për procesin e reformave që po ndërmerr Ministria që drejton ajo por edhe dikasterët e tjerë qeveritarë që rregullojnë ambientin ekonomik/afarist. Në të njëjtën kohë ata kishin mundësinë të adresojnë shqetësimet e tyre lidhur me çështjet me të cilat ata përballen, njofton MTI.
Sipas njoftimit, Arian Zeka, u.d. Drejtorit Ekzekutiv të OEAK, theksoi se takimet e tilla janë një hap më tutje për fuqizimin e partneritetit Publiko – Privat si dhe adresimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohen bizneset, gjë që Oda Amerikane e ka bërë edhe në kaluarën, duke i ndihmuar kështu institucioneve në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Gjithashtu, Erolld Belegu, president i Bordit të Drejtorëve të OEAK, tha se është i lumtur që në takimin e sotëm është prezent një personalitet e cila i njeh shumë mirë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, duke shtuar se komuniteti i biznesit ndeshet edhe me probleme të reja.
Belegu njoftoi se ndihet i privilegjuar që OEAK është pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, dhe njoftoi se OEAK vazhdimisht do të angazhohet në dhënien e kontributit të saj për ti adresuar çështjet e komunitetit biznesit tek partnerët qeveritar.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari- Lila theksoi se ministritë e sektorit ekonomik duhet të fuqizojnë sektori privat, ashtu që ky sektor të bëhet bartësi kryesor i zhvillimit ekonomik në Kosovë, gjerësisht i punësimit, i një shteti funksional ku ka rend dhe ligj.
Ajo beson se pa fuqizimin e sektorit privat nuk mund të ketë një ekonomi te qëndrueshme, e për këtë theksoi se kërkesat e sektorit privat do të adresohen me ndryshimin e pakos fiskale, pako e cila jep fuqi prodhuesit në Kosovë.
Gjithashtu, Ministrja Kusari – Lila njoftoi të pranishmit se Ministria momentalisht është fokusuar në thjeshtëzimin e procedurave për regjistrimin e biznesit, e cila ka arritur ti zvogëloj ditët për regjistrimin dhe hapjen e biznesit nga 53 në 5 ditë. Ajo shtoi se MTI është duke punuar ne rishikimin e licencave të lëshuara nga kjo ministri, thuhet në njoftim.
Kusari Lila potencoi gatishmërinë institucionale dhe personale për t’i luftuar pa drejtësitë dhe dukuritë që shkaktojnë vonesa dhe burokraci por kërkoi nga bizneset të jenë më të zëshme për të pasur sukses të dyanshëm dhe për të ndihmuar qeverinë në zbatimin e përbashkët të reformave.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA












