Lajme
Zvicër: 105 infeksione të reja me Covid-19
Të shtunën ka pasur 182 infeksione të reja me Covid-19, të premten 161 dhe të enjten 181
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, të hënën janë raportuar 105 infeksione të reja me koronavirus në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) brenda një dite. Të shtunën ka pasur 182 infeksione të reja me Covid-19, të premten 161 dhe të enjten 181.
Gjithsej, në shtatë ditët e kaluara, 1.038 njerëz janë infektuar rishtazi nga koronavirusi, shkruan srf.ch. Ndërsa në javën pararendëse, BAG kishte raportuar gjithsej 1095 raste të reja me koronavirus, transmeton albinfo.ch. Të hënën e kaluar, në BAG ishin raportuar vetëm 66 infeksione të reja.
Sipas shifrave të fundit të BAG, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot ka pasur gjithsej 36,708 raste të konfirmuara nga laboratori . Në të njëjtën kohë, BAG ka raportuar për sot dy hospitalizime të reja krahasuar me një ditë më parë. Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen Covid 19 ka mbetur i pandryshuar: 1,712.
Në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve, janë 1301 persona të infektuar, njofton më tej BAG, përcjell albinfo.ch. 4071 persona që kanë qenë në kontakt me njerëzit e infektuar ndodheshin në karantinë. ndërkaq, 13.856 persona të tjerë ishin në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Këto të dhëna vijnë nga 25 kantone dhe nga Lihtenshtajni.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2, patogjen pas Covid-19, deri më tani ka arritur në 842,509. Rezultati ka qenë pozitiv në 5.2 për qind të këtyre testeve.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















