Lajme

Zvicër, 1343 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid

Në 24 orët e fundit, 1,343 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 28,775, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 4.7 përqind.

BAG gjithashtu raporton 16 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 43 persona u shtruan në spital dhe  vlera R është akoma 0.92.