Lajme
Zvicër: 218 persona të vaksinuar plotësisht, rezultojnë sërish pozitiv
Për të njëjtën periudhë, që nga 27 janari 2021, gjithsej 185,010 raste me test pozitiv Sars-CoV-2 janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG)
Në Zvicër, deri më sot, 218 persona kanë rezultuar pozitivë për Sars-CoV-2 pavarësisht se kanë qenë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit, shkruan srf.ch.
Kjo është 0.12 për qind e të gjithë atyre që kanë rezultuar pozitivë që nga fundi i janarit, transmeton albinfo.ch. Për të njëjtën periudhë, që nga 27 janari 2021, gjithsej 185,010 raste me test pozitiv Sars-CoV-2 janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Këtë e ka konfurmuar BAG të shtunën për Agjensinë e lajmeveKeystone- SDA.
Për periudhën e regjistruar, kanë rezultuar pozitivë 205 njerëz të cilët kishin bërë vetëm vaksinimin e parë, të paktën 14 ditë më parë.
Sipas BAG, një person konsiderohet i vaksinuar plotësisht nëse ka marrë të dyja dozat e vaksinimit dhe kanë kaluar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













