Lajme
Vazhdon trendi i shtimit të rasteve në Zvicër: 274 infeksione të reja
Nuk raportohet asnjë rast i ri ivdekjes. BAG raporton 95 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 31 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 274 raste të reja pozitive me koronavirus, që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 147 ose 38 përqind më shumë se në javën e kaluar. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 15 ditë, raporton srf.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 21:13.
Shkalla mesatare pozitive 7 ditore aktualisht është 0.8 për qind, transmeton albinmfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë. Numri i testimeve të bëra gjatë 7 ditëve të fundit është 22,995 teste në ditë dhe kështu është rritur për 21 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG nuk raporton asnjë rast të ri vdekjeje.
Aktualisht BAG raporton 95 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 31 për qind më pak se në javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht të shfrytëzuara në masën 66 për qind.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë












