Lajme
Zvicër: 619 infeksione dhe një vdekje në 24 orët e fundit
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është ngritur në 398 raste të reja në ditë që është 82 për qind më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 619 raste të reja pozitive me koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit kështu është ngritur 398. raste të reja në ditë që është 82 për qind më shumë se në javën e kaluar, raporton srf.ch.
Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht për çdo 8 ditë, transmeton albinfo.ch. Incidenca 14-ditore aktualisht është 52.85.
Shkalla mesatare pozitive në 7 ditët e fundit është 1.8 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur me 1 pikë përqindje.
Numri i testeve të kryera në javën e fundit është 27.058 teste në ditë dhe kështu është rritur me 7 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton një person të vdekur brenda 24 orëve të fundit.
Aktualisht BAG raporton 83 persona që po trajtohen në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Kjo është 11 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 72 për qind të shfrytëzuara.
Nga këta, 3 përqind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres













