Lajme
Zvicër: Bizneset e prekura, të paguajnë vetëm 40% të qirasë
Shuma e mbetur e qirasë, pra 60 për qindëshi i saj do t`i vihet barrë qiradhënësit, sipas vullnetit të Dhomës Nacionale
Bizneset e vogla të cilave u është dashur të mbylleshin për shkak të masave federale kundër koronavirusit, duhet të paguajnë jo më shumë se 40 për qind të qirasë së zakonshme për periudhën në fjalë. Këtë vendim e ka marrë sot Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Shuma e mbetur e qirasë, pra 60 për qindëshi i saj do t`i vihet barrë qiradhënësit, sipas vullnetit të Dhomës Nacionale, transmeton albinfo.ch. Por, kjo zgjidhje nuk është ende përfundimtare, pasi që dhoma tjetër, ajo e kantoneve (Senati) duhet të merret ende me të.
Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në maj, dy Dhomat e Parlamentit nuk patën rënë dakord për një marrëveshje të tillë qiramarrjeje.
Por, edhe Këshilli Federal është kundër një rregullimi ligjor të këtij problemi. Ai dëshiron që qiramarrësit dhe pronarët të arrijnë në një marrëveshje të drejtpërdrejtë lidhur me pagesën e qirasë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












