Lajme
Zvicër: Fillon moti i lig, me stuhi e breshër
"Dushet" e para të breshërit kanë rënë menjëherë pas orës 16 pasdite në kantonin e Bernës dhe gjithashtu në liqenin e Cyrihut
Ashtu siç ishte paralajmëruar, sot, duke filluar nga orët e pasdites, regjione të ndryshme të Zvicrës janë përfshirë nga shira të fuqishëm dhe breshër.
“Dushet” e para të breshërit kanë rënë menjëherë pas orës 16 pasdite në kantonin e Bernës dhe gjithashtu në liqenin e Cyrihut, njofton MeteoSwiss, transmeton albinfo.ch.
Sipas këtij shërbimi meteorologjik stuhia ka sjellë 18 litra ujë për metër katror brenda vetëm 10 minutave në Wädenswil (Kantoni i Cyrihut) dhe një erë të fuqishme prej 69 km / orë në Jona (St. Gallen).
Aktualisht ka paralajmërime për reshje të fuqishme dhe stuhi për disa kantone.
Brüttisellen-i mbetet pa energji elektrike
Në Brüttisellen (Kantoni i Cyrihut) rryma është ndërprerë pak para orës 16:00 të së shtunës. Sipas policisë së kantonit të Cyrihut, arsyeja mund të jetë ndonjë goditje rrufeje.
Policia ka marrë raportet e para pak para orës 16 pasdite se i gjithë Brüttisellen-i ishte pa energji elektrike, ka thënë një zëdhënës i policisë kantonale të Cyrihut të shtunën për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Shkaku është ende i paqartë, por supozohet të ketë ndodhur nga një goditje rrufeje, përcjell albinfo.ch.
Një goditje rrufeje kishte paralizuar tashmë trafikun hekurudhor midis stacionit kryesor të Cyrihut dhe Zurich Giesshübel të shtunën në mëngjes.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror













