Lajme
Zvicër: Gripi i shpendëve, rrezik të kthehet në epidemi
Në këtë periudhë të vitit është shtuar numri i rasteve të gripit të shpendëve tek shpendët në Zvicër. Nga Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Vetereinarisë, kjo është një situatë e re epidemie dhe tashmë nuk bëhet fjalë për përhapjen nga shpendët shtegtarë, por edhe brenda Zvicrës.
Sipas Institutit për Virologji dhe Imunologji, virusi nga i njëjti nëngrup i viruseve ka ndikuar në shpërthimin. Megjithatë, sipas këtij autoriteti, nuk ka ende rrezik për njerëzit, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
IVI gjithashtu sqaron se shumica e të infektuarve vuanin vetëm nga simptoma të lehta, por paralajmërojnë për ndryshime: “Viruset e gripit po ndryshojnë vazhdimisht dhe është e vështirë të parashikohet se në cilin drejtim do të zhvillohen”. Një virus i gripit të shpendëve, i nëngrupit që qarkullon aktualisht, i cili është shumë ngjitës nga personi në person dhe shkakton sëmundje të rënda e nuk ekziston as në laborator, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Instituti e sheh shqetësues shpërthimin e virusit në një fermë në Spanjë. Rasti tregoi se ky virus i gripit të shpendëve mund të kalojë te gjitarët, veçanërisht në fermat.
Por situata është më e keqe globalisht për zogjtë e egër: Sëmundja po sjell speciet tashmë të kërcënuara të shpendëve të egër në prag të zhdukjes në rajonet e prekura rëndë në Evropë dhe Amerikën e Jugut, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











