Lajme
Zvicra ka afro 3 mijë raste aktive me Covid-19
Zvicra është shteti i parë më i sigurt në botë kundër Covid-19
Zvicra ka një rritje graduale të të prekurve me koronavirus, por lajmi i mirë është se ky shtet mbi 90% të rasteve me Covid i ka shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.
Nga 32.268 raste të prekura, sa ishin në total, 29.300 persona janë shëruar në Zvicër. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të prekurve ka shënuar rritje ditëve të fundit.
Deri më tani është bërë testimi i 624,396 personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Zvicër dhe se informacionet e fundit tregojnë se deri tani ka pasur mbi 32 mijë raste të konfirmuara, sipas raporteve nga autoritetet austriake– ndërkohë shumica e tyre janë konfirmuar se janë shëruar plotësisht nga virusi, shkruan albinfo.ch.
Zyrtarët zviceranë kanë shprehur shqetësim për rritjen e infeksioneve të koronavirusit në Zvicër gjatë javëve të fundit. Të premten ishin 134 raste të konfirmuara, të tretën ditë me radhë rastet ishin mbi 100 dhe se ky numër është shqetësuses, pasi që paraqet një valë të dytë të infektimeve, ani pse në vikend kishte më pak të prekur transmeton albinfo.ch.
Mathys tha se dy masa të reja kombëtare në Zvicër nga sot, e hënë, 6 korrik, është mbajtja e detyrueshme e maskave në transportin publik dhe një karantinë dhjetëditore për njerëzit që vijnë në Zvicër nga 29 vende “në rrezik”, e cila përfshin Shtetet e Bashkuara dhe Brazilin. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm












