Shkurt.ch
Zvicër: Krishtlindjet më të ngrohta në histori
Kështu, në natën e festës (më 24 dhjetor) në Reigoldswil të kantonit Baselland është shënuar temperatura prej 20.9 gradësh
Temperaturat e ajrit gjatë festës së Krishtlindjeve të këtij viti në Zvicër kanë arritur një rekord të ri. Kështu, në natën e festës (më 24 dhjetor) në Reigoldswil të kantonit Baselland është shënuar temperatura prej 20.9 gradësh. Temperatura më e lartë e matur deri sivjet në një 24 dhjetor ka qenë në Buchs të St.Gallenit, 17.8 gradë. Ajo qe regjistruar më 24 dhjetor të vitit 2009.
Shkaku i temperaturave tepër të ngrohta për këtë kohë, sidomos në veri të vendit, sipas meteorologëve qëndron në erën e ngrohtë që ka fryrë në Zvicër deri në natën e Krishtlindjes.
Ndërkaq, në ditën e festës, më 25 dhjetor moti në jug të vendit ka qenë i trazuar, me temperaaturën maksimale prej pesë gradësh. Ndërsa temperatura më e ulët në atë ditë është regjistruar në malin Jungfraujoch, minus 15. Pas një nate me shi, të 25 dhjetorit, dita në vijim ka qenë kryesisht pa të reshura.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











