Shkurt.ch

Nesër do të mbahet një mbrëmje shqiptaro-indiane në Zvicër

Nën organizimin e shoqatës “Rrethi Shqiptaro-Mejrinas” dhe shoqatës “Kalacharm”, do të mbahet një mbrëmje shqiptaro-indiane, përcjell albinfo.ch.

Ngjarja që pritet të zërë vend në komunën Meyrin në Zvicër do të mbahet nesër, me fillim nga ora 18:30.

Organizatorët kanë njoftuar se të pranishmit do të argëtohen me vallëzim dhe muzikë shqiptare e indiane, ndërsa do të shërbehen me qofte shqiptare e ushqim spanjoll.

Hyrja për të rritur kushton 12 CHF, kurse për fëmijë 5 CHF.

Kjo mbrëmje do të mbahet nën çadrën e MLB, mbrapa qendrës komerciale në Meyrin, përcjell albinfo.ch.