Shkurt.ch
Zvicër: Nuk ka arsye për frikë nga virusi “Ehec”
Një epidemi e rrezikshme e infektimit të zorrëve, e përhapur në Gjermani, së paku deri më tash, nuk është identifikuar me përmasa të ngjashme edhe në Zvicër. Këtë konstatim e ka bërë Zyra Federale për Shëndetësi, për të shmangur panikun nga sëmundja e cila në Gjermaninë e veriut ka marrë tashmë tri jetë njerëzish.
Asnjë rast i skajshëm i infektuar me EHEC nuk është regjistruar në Zvicër kështu që nuk paraqitet nevoja e masave të posaçme, njofton drs.ch.
Infektimi me EHEC në Zvicër trajtohet si sëmundje ngjitëse, për të cilën është i domosdoshëm trajtimi mjekësor. Por deri më tash këtë vit janë paraqitur vetëm 16 raste të tilla, që, sipas mjekëve, është në suazat e normales.
Megjithatë, situata në Gjermani, ku virusi është përhapur përmes perimeve, po ndiqet me kujdes.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij













