Lajme
Nuk ka shumë kërkesa për vaksinat Johnson & Johnson në Zvicër
Disa kantone kanë filluar të ofrojnë vaksinën e prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Janssen, por zyrtarët raportojnë se nuk ka shumë marrës, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, në Gjenevë, e cila ka marrë 7,200 doza, 287 persona janë regjistruar deri më tani për këtë vaksinë.
Në Fribourg, 55 doza nga 720 në magazinë janë përdorur, dhe në Shën Gallen flitet vetëm për 10, edhe pse kantoni ka marrë 9,000 doza.
Në tërësi, Zvicra ofroi 150,000 doza të vaksinës Johnson & Johnson, kryesisht si një alternativë për njerëzit alergjikë që nuk mund të marrin vaksinat Moderna ose Pfizer. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues Gjyqtarja e gjeti dëshminë e viktimës të besueshme, por jo atë të të dënuarit. Ajo tha... -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë -
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër














