Kosova
Zvicër: Organizohet Kuvend historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës
Në Zvicër, nga mërgimtarët shqiptarë, do të organizohet Kuvend historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për ta finalizuar themelimin e “LSHPMBZ” i cili ka kaluar përmes një procesi të gjatë diskutimesh e konsultimesh të përbashkëta vëllazërore.
Sipas tyre, 30 tetori 2021 është një datë e bekuar pasi fal angazhimit të përbashkët, po krijojnë ”Lidhjen e Shoqatave të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit” që veprojnë në Zvicër, një akt madhor e atdhetarë i organizimit të shqiptarëve të kësaj treve.
Kjo Lidhje ka si qëllim bashkimin e të gjithë shoqatave në Zvicër, bashkërendimin e veprimtarive tona në funksion të forcimit të lidhjeve me vendlindjen, duke promovuar ruajtjen e gjuhës, traditave kulturës e historisë sonë.
“Mbështetja e komuniteteve të origjinës në Preshëve, Bujanoc e Medvegjë do të jetë më e studjuar, e bashkërenduar dhe e mirë koordinuar në mënyrë që me forca të bashkuara të japim një impakt pozitiv në jetën e bashkëqytetarëve tanë. Në këtë mënyrë mendojmë që të veprojmë edhe këtu në Zvicër, në këtë shtet i cili gjithmonë na ka përkrahur e ndihmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave të shkëlqyera shqiptare, duke na lehtësuar edhe integrimin tonë, dhe duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet tona, të cilat nuk na mungojnë, do vijojmë të nxisim ruajtjen e gjuhës, që fëmijët tanë të ndjekin shkollat e mësimit të gjuhës shqipe, të mësojnë historinë e shqiptarëve, kulturën, traditat e doket tona. Zotohemi se si Mërgatë dhe si Lidhje e unifikuar, me metoda demokratike do t’vazhdojmë t’i mbështesim e përkrahim pa rezervë vëllezërit e motrat tona kudo, në veçanti në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në mbrojtjen e identitetit dhe integritetit të tyre. Ndaj ndihma e përkrahja e jonë do të jenë edhe në fusha të tjera, që do i vendosim si prioritete të kësaj Lidhje” shkruajnë organizatorët e kësaj nisme.
Prej ora 14.00 në Norastrasse 20
(Schulhaus Albisriederplatz)
8004 Zürich
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













