Lajme

Variantet e reja po shtohen, rastet po pakësohen: Çfarë po ndodh në Zvicër?

"Masat po funksionojnë shumë mirë dhe se njerëzit po u përmbahen atyre. Por mund të ndodhë që virusët e mutuar të mos jenë aq më ngjitës sa mendohej"

Taskforca shkencore federale Covid supozon se variantet e virusit do të çojnë në rritje të numrit të rasteve nga fillimi i marsit. Por:  vanë zegjionet ku variantet e virusit janë tashmë të përhapura, numri i rasteve nuk është rritur, në kundërshtim me atë që pritej, deri më tani, shkruan srf.ch.

Kështu, në rajonin e Gjenevës, viruset mutante të koronës tani përbëjnë rreth 75 për qind të numrit të rasteve të raportuara aktualisht, transmeton albinfo.ch. Por megjithatë numrat nuk janë rritur gjatë javës së kaluar.

“Ne e dimë që variantet e reja përhapen më shpejt. Por me masat aktuale, mund të mbahet situata nën kontroll relativisht mirë, ”thotë Manuel Schibler, virolog në Spitalin Universitar të Gjenevës.

Numri i rasteve po bie edhe në shkallë vendi, megjithëse viruset e mutuara tani përbëjnë rreth 25 për qind të rasteve të raportuara në të gjithë Zvicrën dhe janë akoma në rritje, përcjell albinfo.ch. Por si mund të ndodhë kështu?

Redaktori shkencor i SRF Daniel Theis shpjegon: “Nga njëra anë, kjo mund të thotë që masat po funksionojnë shumë mirë dhe se njerëzit po u përmbahen atyre. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që virusët e mutuar të mos jenë aq më ngjitës sa mendohej”.