Shkurt.ch

Zvicër: Shoferët e rinj, më shumë gjasa të kenë aksidente

Shoferët e rinj kanë më shumë gjasa të kenë aksidente.

Rreth 37 vdekje ndodhin në rrugët zvicerane çdo vit, të shkaktuara nga shoferët e moshës 18 deri në 26 vjeç.

Zyra për Parandalimin e Aksidenteve thotë se kjo ndodh për shkak të papërvojës dhe papjekurisë. Shumë njerëz të rinj mbivlerësojnë aftësitë e tyre dhe bëjnë ngasje të rrezikshme, përcjell albinfo.ch.

Zyra thotë se duhet të ketë më shumë trajnim për të rritur ndërgjegjësimin për shpejtësinë.

Një ndryshim ligji në fillim të vitit thotë se 17-vjeçarët tani mund të ulen pas timonit nëse shoqërohen nga një shofer i kualifikuar.