Shkurt.ch

Zvicër: Tre të dyshuar për sulm ndaj konsullatës turke

Policia zvicerane ka arrestuar tre persona sot për dyshimin se kanë hedhur pajisje të ndezshme në Konsullatën e përgjithshme turke në Cyrih.

Sipas Swissinfo, policia vërejti se zjarri kaploi ndërtesën gjatë natës, por reagimi i menjëhershëm i autoriteteve ndikoi në shuarjen e tij të shpejtë, përcjell albinfo.ch.

Tre të rinj, të moshës 17, 18 dhe 19-vjeç, dyshohen se po përpiqeshin të iknin nga vendi i ngjarjes.