Lajme
Zvicër: Variantet e reja të virusit po bëhen dominuese
BAG: "Variantet e virusit nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut po bëhen gjithnjë e më të përhapura gjegjësisht po shkojnë drejt dominimit"
Në konferencën për media të mbajtur sot në Bernë, Virginie Masserey nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), duke ju drejtuar gazetarëve të pranishëm ka konstatuar se numri i rasteve në Zvicër mund të thuhet se është në mes të rënies së lehtë dhe stagnimit.
Kështu që, sipas saj, situata vazhdon të mbetet e brishtë, raporton srf.ch.
Ajo gjithashtu ka thënë se variantet e virusit nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut po bëhen gjithnjë e më të përhapura gjegjësisht po shkojnë drejt dominimit.
Shefi i Taskforces Shkencore të Zvicrës, Martin Ackermann, po ashtu pjesëmarrës në këtë konferencë, ka paralajmëruar kujdes sa u përket masave të lehtësimit.
Për shkak se mutacionet vazhdojnë të rriten dhe ende janë vetëm 2.5 për qind të popullsisë që janë vaksinuar dhe kanë mbrojtje efektive, relaksimi duhet të bëhet me ngadalë, transmeton albinfo.ch.
Ackermann sugjeron hapa dinamikë të zbutjes, me distancë prej katër javësh vlerësimi ndërmjet dy zbutjeve.
Pyetjes nëse Zvicra planifikon të përdorë testet e shpejta që janë tashmë në përdorim jashtë vendit, zyrtarja nga BAG ju përgjigj me ngurrim. Kjo po shqyrtohet, ka thënë Masserey. E njëjta gjë vlen edhe për vaksinën nga Johnson & Johnson, e cila pritet të miratohet së shpejti në Zvicër.
Por, Masserey e la të hapur faktinse a do t`i porosisë BAG dozat e vaksinimit nga ky prodhues dhe nëse po, kur.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














