Shkurt.ch
Zviceranët duan të paguajnë për transmetuesin publik
Sipas një sondazhi të së premtes 60 për qind e zviceranëve do të votojnë kundër heqjes së pagesës. E nëse votohet për, Zvicra do të jetë shteti i parë në Evropë me këtë masë
Qindra protestues janë mbledhur para Parlamentit zviceran në Bern për të kundërshtuar, mospagesën e licencave, iniciativë që do të votohet në referendum me 4 mars dhe ka për qëllim të ndërpresë pagesën për transmetuesin publik. Shumica e protestuesve thanë se heqja e pagesës do të çonte tek humbja e neutralitetit të medieve, derisa interesi ekonomik do të ishte prioritet mbi informimin.
Protesta u organizua nga sindikata më e madhe në Zvicër dhe shumica e ndjekësve të saj ishin gazetarë apo të punësuarit e Televizionit Kombëtar Zviceran.
Sipas një sondazhi të së premtes 60 për qind e zviceranëve do të votojnë kundër heqjes së pagesës. E nëse votohet për, Zvicra do të jetë shteti i parë në Evropë me këtë masë. Transmetuesi publik në Zvicër që transmeton program në 4 gjuhë merr 75 për qind të buxhetit nga pagesa e publikut.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














