Lajme

Zviceranët, janë më të kënaqurit me jetën e tyre në Evropë

Niveli i kënaqësisë mbetet i pandryshuar që nga viti 2014, megjithatë vetëm një në tre persona është i kënaqur me kohën e lirë në dispozicion ose me gjendjen e tyre financiare. Sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave, në vitin 2022, 9.9% e njerëzve në Zvicër kishin vështirësi për të përballuar jetesën

Në vitin 2022, zviceranët ishin evropianët më të kënaqur me jetën e tyre aktuale. Standardi i përgjithshëm i jetesës mbeti gjithashtu i lartë në krahasim me Evropën. Megjithatë, gati një në dhjetë njerëz luftuan për t’ia dalë mbanë. Në një shkallë nga 0 deri në 10, niveli mesatar i kënaqësisë me jetën aktuale në Zvicër ishte 8, krahasuar me 7.9 në Austri, 7.2 në Itali, 7.0 në Francë dhe 6.5 në Gjermani, tregon Zyra Federale e Statistikave (FSO) në një deklaratë e publikuar sot, transmeton albinfo.ch.

Në Zvicër, kënaqësia nga jeta ka mbetur praktikisht e pandryshuar që nga viti 2014 dhe rritet me moshën, nivelin e arsimimit dhe të ardhurat. Sipas rezultateve të anketës së FSO mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (SILC), popullsia shpreh kënaqësi të veçantë në sektorët e marrëdhënieve, si jeta e përbashkët, mjedisi i punës dhe marrëdhëniet personale: në vitin 2022 më shumë se gjysma e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart deklaruan veten shumë të kënaqur në këto fusha (pikat 9 ose 10).

Megjithatë, vetëm një në tre persona ishte shumë i kënaqur me kohën e lirë në dispozicion ose me gjendjen e tyre financiare.

Në të vërtetë, në vitin 2022, 9.9% e njerëzve në Zvicër kishin vështirësi të përballonin bukën e gojës dhe 4.9% e popullsisë jetonte në kushte të privimit material dhe social.