Shkurt.ch
Zviceranët kalojnë në trafik nga 37 kilometra në ditë
Koha që zviceranët kalojnë për të bërë këtë distancë është mesatarisht një orë e gjysmë, ndërsa mjeti teknik numër një i përdorur në trafik është automobili
Çdo person në Zvicër brenda një dite kalon mesatarisht 36.8 kilometra në trafik. Kjo shifër i referohet vitit 2015, pasi që në atë vit është bërë raporti i fundit me këtë temë. Sipas zyrës Federale për Statistikë, kilometrazhi i përmendur nuk ndryshon pothuajse fare nga viti 2010, kur ishte realizuar dhe publikuar raporti i parafundit mbi mobilitetin e zviceranëve, shkruan srf.ch.
Koha që zviceranët kalojnë për të bërë këtë distancë është mesatarisht një orë e gjysmë, ndërsa mjeti teknik numër një i përdorur në trafik është automobili, transmeton albinfo.ch. Pothuaj dy të tretat e zviceranëve e kalojnë këtë distancë me veturat e tyre private. Nga ana tjetër, shfrytëzimi i transportit hekurudhor ka shënuar një rritje të vogël gjatë pesë viteve në mes të dy raporteve.
Me gjithë rritjen e regjistruar, edhe më tutje vetëm 20 për qind të zviceranëve përdorin trenin si mjet transporti. Ndodh kështu edhe pse Zvicra është kampione absolute në Evropë (dhe e dyta në botë, pas Japonisë) për shfrytëzim të trenit.
Raporti zbulon po ashtu se edhe në ditë pune, më së shumti kilometra zviceranët kalojnë në rrugë gjatë aktiviteteve të lira (pas orarit të punës).
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













