Jeta në Zvicër
Zviceranët, më të pasurit në botë me 561.900 dollarë për person
ta, marrë individualisht dalin të jenë jo të parët në botë për nga pasuria (561.900 dollarë për person të rritur), por edhe të lënë vendin e dytë shumë larg tyre australianët, me nga 372 mijë dollarë
Edhe në një ranglistë tjetër zviceranët “grabisin” vendin e parë në botë. Ata, marrë individualisht dalin të jenë jo të parët në botë për nga pasuria (561.900 dollarë për person të rritur), por edhe të lënë vendin e dytë shumë larg tyre australianët, me nga 372 mijë dollarë. Amerikanët me 345 mijë dhe norvegjezët me 312 mijë dollarë janë në vendin e tretë gjegjësisht të katërt të listës.
Këtë konstatim e ka arritur “Global Wealth Report” i Credit Suisse Research Institute. Për këtë raport, i cili ende nuk është publikuar, ka shkruar gazeta “NZZ am Sonntag” në numrin e sotëm, transmeton albinfo.ch. Edhe drejtuesja e përpilimit të këtij raporti, Lucia Waldner e ka konfirmuar atë që ka shkruar gazeta, duke u përgjigjur: “Zvicra është udhëheqësja e pakontestueshme sa i përket mirëqenies në gjithë botën”. Ndërkaq instituti i përmendur parasheh që deri në vitin 2020 pasuria mesatare e zviceranëve të arrijë në 606 mijë dollarë për person të rritur.
Ndërkaq, sipas raportit, zviceranët nuk janë të parët në botë vetëm sa u përket kursimeve. Ata janë “më të mirët” edhe kur është puna për hyrjen në borxh! Kështu borxhi mesatar për kokë zvicerani në vitin 2016 është rritur sërish dhe është i lartë në konkurrencë botërore. Ai këtë vit arrin në 20 për qind të pasurisë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











