Zviceranët nuk duan t`i „dorëzojnë armët”
Së paku 16 kantone kanë votuar kundër. Për JO kanë votuar tashmë 57.07 për qind e pjesëmarrësve në votim dhe për PO vetëm 42.93%
Votimi i mbajtur sot për iniciativën “kundër dhunës së armëve”, ndryshe nga sondazhet e bëra më parë, ka treguar se zviceranët mesatarë nuk e kanë të lehtë të ndahen nga armët.
Qysh në orën 13.50 është bërë e qartë se njëri nga kushtet, numri i kantoneve që e refuzojnë iniciativën, është plotësuar. Në 12 kantone kundërshtarët kanë qenë me shumicë dhe kjo i ka dhënë vulën humbjes së bartësve të iniciativës.
Ndërkohë shifrat vazhdojnë të ndryshojnë nga çasti në çast por, sipas përllogaritjeve të SRG, edhe në nivel të gjithë Zvicrës janë në shumicë kundërshtarët e “çarmatimit”, siç është interpretuar shpesh kjo iniciativë. Për JO kanë votuar tashmë 57.07 për qind e pjesëmarrësve në votim dhe për PO vetëm 42.93%.
Sikurse ndodh tradicionalisht, edhe në këtë votim është përvijuar hendeku në mes të kantoneve gjermanofone dhe atyre frankofone, i ashtuquajturi “Röstigraben”. Katër kantone frankofone kanë përkrahur iniciativën kundër dhunës së armëve. Ato janë Gjeneva, Vaudi, Jura dhe Neuchateli.
I vetmi kanton i zonës gjermane të Zvicrës që ka votuar për iniciativën, me 58%, është kantoni Basel Stadt.
Synimi i bartësve të iniciativës ka qenë që përmes kufizimit të armëmbajtjes të reduktohen vrasjet dhe vetëvrasjet, të cilat, sipas statistikave të ndryshme, në shumë raste bëhen pikërisht me armët ushtarake që shërbyesit ushtarakë (rezervë) i mbajnë në shtëpi.
Nga ana tjetër, kundërshtarët thonë se ajo që do të prodhonte iniciativa do të ishte një siguri e rrejshme. Ata gjithashtu e shohin iniciativën si rrezik për traditën zvicerane të armatës “milicore”.
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik











