Shkurt.ch
Zviceranët poliglotë
Statistika më tutje ka dëshmuar se 15.8% e popullatës së Zvicrës, të moshës mbi 15 vjeçare janë poliglotë (zotërojnë mirë së paku dy gjuhë)
65.6 për qind të zviceranëve e flasin gjermanishten si gjuhë kryesore, 22.8% si gjuhë të tillë e kanë frengjishten ndërsa 8.4% italishten. Pas këtyre tri gjuhëve vjen anglishtja, të cilën si gjuhë kryesore të tyren e flasion 4.5% zviceranë, ndërsa vetëm 0.6% e zviceranëve e flasin retromanishten. Këto konstatime i ka bërë Enti Federal për Statistikë në një komunikatë të publikuar të marten.
Statistika më tutje ka dëshmuar se 15.8% e popullatës së Zvicrës, të moshës mbi 15 vjeçare janë poliglotë (flasin disa gjuhë). Të tillë konsiderohen ata njerëz që flasin dhe mendojnë njëkohësisht në dy e më shumë gjuhë, të cilat i zotërojnë shumë mirë.
45.6% e zviceranëve flasin në vendin e punës po atë gjuhë që e flasin në shtëpi, dmth dialektin zviceran të germanishtes (Mundart). 23% janë që në vend të punës e flasin gjermanishten standarde (Hochdeutsch). 20.4% flasin frengjisht, 11.3% anglisht dhe 5.8% italisht.
Në statistikë nuk janë llogaritur edhe gjuhët e huaja veç e veç, por marrë në tërësi, ato fliten nga rreth 1 milion e treqind mijë njerëz në Zvicër.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














