Lajme
Zviceranët “pushtojnë” dyqanet, pas 7 javë mbylljeje
Zona të nxehta speciale për ata që janë të interesuar të bëjnë pazar janë sigurisht: dyqanet si ai i mobileve, Ikea, qendra tregtare Shoppi Tivoli në Spreitenbach, etj
Dyqanet në Zvicër janë lejuar të rihapen pa asnjë kufizim, sa i përket profilit të mallrave që shiten, që nga e hëna.
Nxitimi është i madh, njerëzve u është dashur të prisnin 7 javë për hapjen e tyre, shkruajnë mediat zvicerane sot.
Raportohet për formimin e radhëve të gjata, veçanërisht në qendrat e mëdha tregtare.
Zona të nxehta speciale për ata që janë të interesuar të bëjnë pazar janë sigurisht: dyqanet si ai i mobileve, Ikea dhe qendra e madhe tregtare Shoppi Tivoli në Spreitenbach AG, transmeton albinfo.ch.
Në Bahnhofstrasse të Cyrihut që është ndër rrugët më të shtrenjta në botë, gjithashtu, njerëzit qëndrojnë në radhë për një kohë të gjatë përpara dyqanit të tekstileve, H&M.
E gjitha kjo po ndodh në një mot të këndshëm e me diell.
“Ne shpresojmë të shëtisim nëpër rrugë pasi moti është i mirë,” thotë një çift i moshuar për SRF. Të tjerët bëjnë pazar në rrugën më të famshme të dyqaneve në Zvicër në mëngjes. Këtë e bëjnë në mënyrë që të shmangin rrezikun e futjes në turmë, në orët emëvonshme.
“Unë kam dalë shumë herët sepse shumë njerëz shkojnë më vonë për të blerë”, përgjigjet një burrë që, siç e thotë, ka nevojë për të blerë nënkëmisha, përcjell albinfo.ch. Siç tregon inspektimi në vend, detyrimi për vënien e maskës dhe koncepti i mbrojtjes po respektohen nga blerësit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar














