Turizëm

Zviceranët zgjedhin Turqinë si top-destinacionin e vjeshtës 2018

Në vendin e dytë pas Turqisë, zviceranët preferojnë ishujt grekë: Kreta, Rhodos dhe Kos.

Turqia përsëri është destinacioni i preferuar i zviceranëve, shkruan blick.ch. Turqia jugore jo vetëm që është ndër top-destinacionet për këtë vjeshtë, por bile zë edhe vendin e parë. Gjithashtu shumë rezervime bëhen edhe në Tunizi dhe Egjipt, që tregon se vendet e krizave jo çdoherë luajnë rol për uljen e turistëve, përcjell albinfo.ch.

Vende të tjera të preferuara të zviceranëve, të cilët kanë rezervuar hotelet për pushime deri në tetor, janë Spanja dhe Greqia.

Ndryshe në vendin e dytë pas Turqisë, zviceranët preferojnë ishujt grekë: Kreta, Rhodos dhe Kos.

Prej vendeve më të largta më shpesh vizitohet Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe Maldivet në Oqeanin Indian. Në Europë, pas Greqisë, vendin e parë e zënë ishujt kanarikë dhe Qiproja.

Profesori zviceran i turizmit, Christian Laesser (55), thekson se “turizmi nuk ka pushtetin” për të bojkotuar një vend problematik. Përgjatë historisë nuk ka shembuj të tillë. Turistët perëndimorë vizitojnë me të madhe Turqinë, “përderisa çmimet që ofrohen janë atraktive” dhe këtu pak ndikim ka politika në përzgjedhje.