Shkurt.ch
Zvicerani i arrestuar në Gjermani mund të jetë spiun i dyfishtë
Sipas gazetës “NZZ am Sonntag”, spiuni zviceran i arrestuar nga Gjermania është në fakt spiun i dyfishtë, i cili në Gjermani ka ofruar për shitje të dhëna nga bankat zvicerane
Afera e spiunazhit që shpërtheu javën e kaluar në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë ka hapur një debat të madh i cili po shpërfaqet në mediat zvicerane dhe ato gjermane. Kështu, edhe shumica e gazetave të së dielës në Zvicër e kanë pasur në fokus këtë zhvillim, duke zbuluar hollësi të reja.
Kështu sipas gazetës “NZZ am Sonntag”, spiuni zviceran i arrestuar nga Gjermania është në fakt spiun i dyfishtë, i cili në Gjermani ka ofruar për shitje të dhëna nga bankat zvicerane. Banka e madhe UBS e ka paditur atë lidhur me këtë veprimtari dhe Prokuroria Federale ka iniciuar hetime ndaj tij për dyshime se ka bërë spiunazh ekonomik, transmeton albinfo.ch. Më tutje gazeta njofton se delegacioni parlamentar për auditim e ka ndaluar Shërbimin Informativ të Zvicrës (NDB) në disa raste spiunazhi ndërkaq në rastin aktual e ka lejuar të veprojë.
Nga ana tjetër gazeta “SonntagsZeitung” shkruan se Shërbimi Informativ Federal me spiunin i cili rezulton të jetë bashkëpunëtor i tij i lirë, ka pasur vetëm konflikt lidhur me pagesën. NDB ka refuzuar t`ia paguajë atij këstin e fundit të pagesës prej agjenti sepse ka ndodhur një mosmarrëveshje lidhur me çmimin për implementimin e një spiuni në zyrën për ndjekje të bishtnuesve të tatimeve në landin Nordrhein-Westfalen.
NDB donte që t`i shihte rezultatet e para, para se të bënte pagesën. Ndërsa tash agjenti zviceran i zhgënjyer thellë mbetet të vuajë në burgun gjerman. Dhe aty, ai mund të dëshmojë edhe për shumë operacione tjera të agjentëve zviceranë. Ngjashëm, se ai mund t`i tradhtojë punëdhënësit e vet për të marrë dënim më të lehtë, shkruan edhe NZZ am Sonntag”.
Edhe gazeta “SonntagsBlick” merret me këtë temë dhe ajo përqendrohet në rrezikun për sigurinë e Zvicrës që mund të dalë nga kjo aferë, përcjell albinfo.ch. Sepse Zvicra, sipas gazetës, është e varur nga bashkëpunimi me shërbimet tjera të sigurimit, veç tjerash, lidhur me luftimin e terrorit. Shërbimet informative mike mes vete duhet të kenë mirëbesim mes vete dhe t`i mbrojnë burimet e tyre dhe e gjithë kjo rrezikohet me rastin e fundit.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













