Zhvillim
Zvicra, 7 milionë e 500 mijë franga për punësimin e të rinjve në Kosovë
Është nënshkruar Marrëveshja për projektin "Rritja e punësimit të të rinjve" projekt ky që do të zgjasë deri më 2020"
Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe Patrick Etienne, drejtor i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, nënshkruam sot ( e premte) një Marrëveshje bashkëpunimi për punësimin e të rinjve kosovare. Marrëveshja “Rritja e punësimit tek të rinjtë” (EYE) parashikon një ndihmë helvetike prej 7 milionë e 570 mijë frangash zvicerane.
“Synojmë që marrëveshja të krijojë një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetëpunësimin e të rinjve në Kosovë. Falënderim i veçantë për Qeverinë Zvicerane e cila vazhdimisht ka përkrahur institucionet dhe popullin e Kosovës, përmes projekteve konkrete”, shkruan ministri Abrashi në rrjetin social facebook.
Ndryshe, kjo është faza II (2) “Rritja e punësimit të të rinjve” e cila do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020.
“Qëllimi i fazës së II të projektit EYE, është që të kemi një treg dinamik dhe social gjithëpërfshirës të punës, që siguron gjithnjë e më shumë vende pune, duke përfshirë vetë-punësimin e të rinjve në Kosovë. Me implementimin e këtij projekti do të ketë rezultate të cilat u mundësojnë të rinjve të Kosovës të fitojnë shkathtësi adekuate për të rritur punësimin e tyre përmes një sistemi trajnimi të orientuar drejt tregut”, thotë Abrashi.
Marrëveshje do t’u mundësojë të rinjve, të bëjnë zgjedhje të informuara për karrierë dhe fitojnë më shumë mundësi punësimi me anë të një sistemi të përmirësuar të ndërmjetësimit të punës. Po ashti, sipas të të njëjtit njoftim, bizneset dhe ndërmarrjet shoqërore do të rriten dhe investojnë në vende të reja pune në sektorë të cilët kanë potencial ekonomik.
Për implementimin e këtij projekti Qeveria Zvicerane ka ndarë shumën prej 7,570,000.00 CHF (shtatë milion, pesëqind e shtatëdhjetë mijë franga zvicerane), fonde këto që do të përdoren ekskluzivisht për zbatimin e projektit në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër Sipas vëzhgimeve shkencore, që nga fillimi i viteve 1990, fillimi i pranverës në Zvicër është zhvendosur... -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone -
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër -
Qyteti zviceran ndalon kalimin e shoferëve që nuk janë banorë












