Shkurt.ch
Zvicra, 850 viza për sirianët
Vizat për në Zvicër i kanë marrë 850 pjesëtarë të familjeve të shtetasve sirianë që jetojnë në Zvicër. Por vetëm pak prej tyre kanë udhëtuar për në Zvicër
Duke pasur parasysh tragjedinë humanitare që është duke ndodhur aktualisht në Siri, ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga pati vendosur në fillim të shtatorit që të zbutej procedura për dhënien e vizave për sirianët.
Tash, kur ka kaluar pak më shumë se një muaj, ndërkohë vizat për në Zvicër i kanë marrë 850 pjesëtarë të familjeve të shtetasve sirianë që jetojnë në Zvicër. Por vetëm një numër i vogël prej tyre kanë udhëtuar për në Zvicër, ka bërë të ditur ditën e premte Zyra Federale për Migracion (BFM).
Zyra në fjalë konsideron se janë në përpunim edhe qindra kërkesa të familjarëve të sirianëve për të ardhur në Zvicër.
Vizat kanë afat vlefshmërie për 90 ditë. Sirianët që vijnë në Zvicër me këto viza mund të kërkojnë azil ose qëndrim të përkohshëm. Pasi që tash për tash kthimi në Siri është i pamundshëm, ata mund të llogarisin që për një kohë të mbeten në Zvicër, shkruajnë mediet zvicerane.
Me procedurën e re deri më tash në Zvicër kanë ardhur vetëm 44 shtetas sirianë. BFM supozon se shumë nga vizat janë kërkuar “për çdo rast”.
Por është po ashtu e mundur që këta sirianë, ndonëse i kanë siguruar vizat, nuk munden të vijnë në Zvicër për shkak të kostos së lartë ose ngase nuk munden t`i kalojnë procedurat burokratike në vendin e tyre.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











