Lajme
Zvicra blen ilaçe të reja kundër Covid
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka lidhur një kontratë blerjeje me AstraZeneca për 5000 doza të një ilaçi anti-Covid, njofton albinfo.ch.
Ky trajtim – i cili nuk ka asgjë të përbashkët me vaksinën e prodhuesit – është menduar për njerëzit e cenueshëm mbi moshën 12 vjeç, të cilët kanë sistem imunitar të dobësuar dhe nuk mund të vaksinohen.
Kontrata është për një kombinim të dy antitrupave të cilët janë efektivë në mbrojtjen kundër infeksionit Covid për të paktën gjashtë muaj.
Qeveria do të mbulojë shpenzimet e këtij trajtimi parandalues deri në rimbursimin e tij nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Barnat e para do të jenë në dispozicion nga maji.
“Duke qenë se ky trajtim nuk ka marrë ende autorizim marketingu, ai mund të përshkruhet vetëm në baza të jashtëzakonshme”, tha BAG. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Die albanische Community als Brücke in einer multikulturellen Winterthur -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Die albanische Community als Brücke in einer multikulturellen Winterthur FDP-Stadtrat und Stadtpräsidiumskandidat Stefan Fritschi spricht über Integration, politische Teilhabe und die Rolle der albanischen Community... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë













